Kalari: Mëkat që mbetem pa Europa League, ju tregoj ku kemi gabuar

schedule20:17 - 24 Korrik, 2020

schedule 20:17 - 24 Korrik, 2020

Partizani rrezikonte shumë nëse gabonte përballë Vllaznisë. Diçka e tillë nuk ndodhi “Demat” fituan 3-0 dhe evituan vendin e tetë, aty ku e mbylli sezonin ekipit shkodran. Trajneri i përkohshëm i skuadrës kryeqytetase, Renaldo Kalari preku disa tema në prononcimin e dhënë për Supersport.

“Të them te drejtën, ndeshja u interpretua mirë. Duhet të vazhdonim me ndeshjet pozitive. Jam i kënaqur. Kisha besim tek ekipi. Rezultati mund të ishte i thellë. Me rëndësi është që fituam. Më vjen keq që jemi jashtë Evrope. Lamë gjashtë pikë para Vllaznisë. Gjithsesi duhet pranuar verdikti i këtij sezoni.

Vjet ishte tjetër Partizan. E nisëm mirë dhe kur ke rezultate, është më ndryshe ta menaxhosh gjithçka. Sivjet e nisëm si kampionë, të tjerët na shihnin më ndryshe. Duhet të kishim qenë më të vendosur para porte. Sezoni ka shkuar jashtë çdo lloj pritshmërie. Më vjen keq, pasi është shpenzuar shumë.

Daja te Partizani? Partizani është skuadër e madhe, do më të mirët. Me duhen vite, jam nxënës. Nuk e di nëse është e sigurt që do vijë. Ai është ndër më të mirët. Uroj të jetë ashtu, pasi do të mësoja me të”, deklaroi Kalari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!