Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale, më shumë mundësi për turizëm dhe argëtim

schedule14:25 - 15 Korrik, 2018

schedule 14:25 - 15 Korrik, 2018

Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, kryeqytetit pritet ti shtohet nje tjeter zone pedonale.  Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e shndërrimit të Kalasë së vjetër të Tiranës në një hapësirë të tille, e cila do jetë gati brenda pak javësh.

Kalaja e vjetër e Tiranës do të shndërrohet në një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit. Ishte kryetari i bashkisë së kryqytetit, Erion , që dha lajmin për transformin e kësaj hapësire.

 “Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer “çarshinë” e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes. Ndërsa nuk la pa sqaruar dhe kundërvënien që sipas tij u bëhet punëve të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës. Veliaj tha se ashtu si në rastin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri, edhe Teatri i ri Kombëtar do jetë një sukses më vete, që do sjellë një godinë moderne dhe me të gjitha kushtet për ata që luajnë në skenë dhe spektatorët.

“Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t’u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme, ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë, por të ndërtohet që në fillim si teatër, për Tiranën e 100 viteve që vijnë. E ardhmja e këtij qyteti nënshkruhet nga njerëzit punëtorë, nga ata që flasin pak, por që bëjnë shumë punë, nga ata njerëz që nuk japin mend si gjithologë për çdo temë, por që përveshin mëngët, i shtrohen punës dhe pa u rënë shumë borive, prodhojnë xhevahire siç do të jetë Kalaja e rinovuar e Tiranës”, tha Veliaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!