Në një vend turistik siç është Berati çdo gjë duhet të ndriçonte për nga kujdesi. Por realiteti është krejt ndryshe. ABC News bëri një vëzhgim nga rruga që të çon në kala dhe në brendësi të saj.
Në kalanë e qytetit 2500 vjeçar shkohet përmes kësaj rruge. Gropa të medha. Zhveshje të asfaltit dhe në disa vende tokë e shembur.
“Kjo rrugë duhet rregulluar urgjentisht”.
I cilësuar nga qytetet më të bukura të vendit, Berati është shumë i vizitueshëm. Por nuk janë të paktë ata që ndryshe nga ajo çka kanë ndërtuar në mendjen e tyre, në realitet gjejnë tjetër qytet.
Me rrugë të lodhshme, dhe i paaorganizuar. Çdo ditë grupe turistësh ngjiten në qytetin historik. Për dallim nga vendasit ata ecin në këmbë drejt Kalasë. Në një zonë muzeale siç është kjo mjetet nuk lejohen të ngjiten deri në brendësi, por jo në Berat
Finalja e një udhëtimi duhet të jetë ajo çfarë do të takosh. Ajo çfarë do shohësh përreth këtyre mureve të lashta. Kthinave dhe enigmave në këtë kala. Në të vërtete përballë ke grumbuj plehrash. Bar i pakositur çka i tendos vizitorët.
“Shikojeni sesa grupe vijnë këtu, vijnë mbi 1 mijë veta në ditë”.
“Nga pastrimi, rregullimi, barishtet”.
“Pastroni rrugët, hiqni plehrat dhe rregulloni ngjyrat e pastërtisë që ka qyteti”.
Kohët e fundit, Drejtoria e Monumenteve ka punësuar një person që duhet të kosisë barin. Kaq është çka mund të bëjnë në një vend historik, por edhe bari megjithatë është i paprerë. /abcnews.al