Kakavijë, fluks emigrantësh për festa në Shqipëri

schedule12:14 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 12:14 - 24 Dhjetor, 2018

Për festat e fundvitit shumë emigrantë kanë hyrë përmes Kakavijës. Por ajo që vërehet nga shifrat, është i lartë numri i atyre që për festa kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Festat e Krishtlindjeve dhe Viti i ri po rikthejnë pranë familjes emigrantët shqiptarë. Në pikën kufitare të Kakavijes pala shqiptare ka shtuar numrin e sporteleve pesë në hyrje dhe tre në dalje.

Sipas informacioneve zyrtare gjatë 48 orëve rreth 20 mijë persona dhe 4 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri ,në një kohë që kanë lënë Shqipërinë  6500 vetë dhe rreth 3000 mjete.

“Po shkojmë pranë familjes sonë”.

I lartë është numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të largohen drejt Greqisë për të kaluar festat fundvitit, duke patur parasysh faktin se fëmijët e tyre kanë krijuar stabilitet dhe gjëndja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në Shqipëri shpesh herë.

“Festat dhe vitin e ri atje, se kam fëmijët atje, nipër mbesa, plot. Kam dy fëmijët atje dhe do shkoj”.

Një problem shqetësues për udhëtarët në këtë pikë kufitare është mungesa e një terminali. Të gjithë autobuzët e tranbportit publik janë në të njëjtin orar dhe si pasojë shkaktojnë radhë në këtë pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!