Kajmaku ka apeluar nga arratia masën e sigurisë arrest me burg në mungesë të dhënë nga gjykata e shkallës së parë Tiranë, në një kohë kur Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për ish-kreun e Bashkisë së Vorës. Ai cili arriti të shpëtonte prangosjes, pasi u njoftua në kohë nga radhët e sistemit të drejtësisë.
“Abcnews” ka zbardhur dosjen e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili prej disa ditësh vazhdon të jetë në arrati. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kajmaku ka fallsifikuar datën e shkarkimit të dy nënkryetarëve të bashkisë dhe në vend të tyre ka emëruar shefin e kabinetit të tij Gent Picari. Sipas organit të akuzës këto urdhra nuk janë bërë me datë 31,10.2019, por në datë 01.11.2019.
Kajmaku ka apeluar nga arratia masën e sigurisë arrest me burg, në një kohë kur Prokuroria dhe policia vijojnë kërkimet për ish-kreun e Bashkisë së Vorës. Ai arriti t’i shpëtonte prangosjes, pasi u njoftua në kohë nga radhët e sistemit të drejtësisë.
Të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroporti janë njoftuar për ndalimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut nëse do të konstatohet në kufi. Si masë ekstreme Gjykata ka kërkuar që ti sekuestrohet pasaporta.
Ish-kryebashkiaku i Vorës akuzohet për tre akuza; “Shpërdorimi detyre”, “Falsifikim të formularëve” si dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Ndërkohë gazetarja Glidona Daci ka mësuar se është sekuestruar celulari i nënkryetarit të bashkisë Vorë të emëruar nga Agim Kajmaku Gentian Picari, i cili ka bërë kërkesë për t’i rikthyer telefonin../abcnews.al