Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kaja Kallas: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, të papranueshme!

schedule22:41 - 1 Mars, 2026

schedule 22:41 - 1 Mars, 2026

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas deklaroi se sulmet e Iranit ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, janë të papranueshme.

Kallas nënvizoi se këto ngjarje nuk duhet të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës pasi mund të kthehen kërcënim për rajonin, Evropën dhe më gjerë.

“Këto ngjarje nuk duhet të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm që mund të kërcënojë rajonin, Evropën dhe më gjerë, me pasoja të paparashikueshme”, tha ajo.



Gjithashtu Kallas theksoi se po merren të gjitha masat e duhur për të sigurinë e qytetarëve të BE në rajon.

“Ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë e qytetarëve të BE-së në rajon. BE-ja shpreh solidaritetin e saj me partnerët që janë sulmuar ose prekur. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në të gjitha përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që do ta parandalojë Iranin të pajiset me armë bërthamore”, përfundoi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!