E ardhmja e Manuel Neuer me Bayern Munchen është në dyshim. Palët nuk po arrijnë një akord për rinovimin e kontratës që përfundon verën e vitit të ardhshëm. Klubi ofron edhe dy vite të tjera, ndërsa portieri kërkon një kontratë deri në vitin 2025.
Gjithsesi, për të qetësuar tifozët bavarezë ka menduar Oliver Kahn, ish-kapiteni i skuadrës, aktualisht anëtar i Bordit Drejtues të Bayernit dhe presidenti i klubit duke filluar nga viti 2022, i cili e shpjegon në këtë mënyrë situatën në një deklaratë për Sport Bild.
“Neuer është pa dyshim një ikonë e Bayern Munchen, e suksesit tonë dhe vazhdimësisë tonë. Në përgjithësi, portierët, siç e kam treguar edhe unë, mund të vazhdojnë të luajnë edhe kur janë pak të vjetër në moshë.
Është një sfidë të vazhdosh të mbetesh në nivele të larta. Do të kemi një talent të madh me ardhjen ne Nubel. Ai do të ketë shansin të zhvillohet dhe të mësojë nga Neuer. Jo shumë persona e kanë fatin të punojnë çdo ditë me më të mirin në botë”, deklaron Oliver Kahn. /abcnews.al