Kafe e raki për “shtatë palë qejfe”, e pëson keq pronari i lokalit në Elbasan

schedule10:49 - 13 Prill, 2020

schedule 10:49 - 13 Prill, 2020

Në Elbasan policia ka proceduar penalisht një person, pasi vijonte të mbante hapur lokalin “Bar-Kafe”.

Policia bën me dije se është proceduar shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.

Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”. /abcnews.al