“Kafe allaturka dhe ata që flenë në këmbë”, Rama “sherr” me komentuesit: Pse mërziteni, fiton PS

schedule17:09 - 22 Janar, 2021

schedule 17:09 - 22 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier ku pa edhe njëherë nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga qeveria turke.

Një qytetar iu ankua në Facebook se nuk kanë nevojë vetëm për godinat e reja, por edhe shërbimin, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i kërkuar që në rastin që vëren parregullsi të denoncojë sikur ndodhi rasti i spitalit covid-2, pasi sanitarja i mori 8 mln lekë vajzës së një pacienteje me koronavirus.

Një tjetër qytetar i tha shefit të qeverisë se nuk duhet të punojnë me këtë ritëm vetëm në muaj e fundit të mandatit, por gjithmonë. Replikat mes Edi Ramës dhe komentuesve kishin brenda edhe ironinë dhe batutat./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!