Kadri Veseli: Nëse fitojmë zgjedhjet do të jem vetë kryeministër

schedule13:30 - 20 Gusht, 2019

schedule 13:30 - 20 Gusht, 2019

Partia Demokratike e Kosovës nuk konfirmon nëse është në negociata me ndonjë parti për koalicion parazgjedhor, por as nëse do të garojë tërësisht e vetme. Kreu I kësaj partie Kadri Veseli u shpreh se synon edhe një mandat qeverisës, por kësaj here do të jetë ai në krye të qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli është i bindur se partia që ai udhëheq do ti fitojë sërish zgjedhjet. Por për dallim nga herët e kaluara, postin e kryeministrit thotë se do ta mbaj për vete.

Premton rikthimin siç thotë të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa në tryezën e bisedimeve sipas tij nuk do të jetë asnjëherë çështja e shkëmbimit të territoreve.

“Shpejt duhet të shkëputemi nga kjo vetkurthë që jemi futur. Shkojmë me Serbi flasim, kurrë sovraniteti i shtetit të Kosovës nuk ka me u cënu. Mitrovicën nuk guxon askush ta përmend. Nuk duhet të konfrontohemi me askënd”.

Ndonëse parti e cila ka qenë për 12 vjet në pushtet ai thotë se në mandatin e ardhshëm do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin. Ndërsa u shpreh i rezervuar të tregoj për koalicione parazgjedhore, derisa tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.

“Jemi duke shkuar rregullt. Duhet të respektojmë vullnetin e qytetarëve për veprimet shumë shpejt e merrni vesh”, tha Veseli.

Më 22 gusht mbahet séance për shpërbrjen e parlamentit të Kosovës pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!