Kadilli: PD nuk do të ketë kandidatë fitues, alternativa opozitare duhet të shkëputet nga interesat personale

schedule11:55 - 29 Mars, 2023

schedule 11:55 - 29 Mars, 2023

Ish kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli  këtë të mërkurë i ftuar në ABC News ka folur për ndarjen e PD-së në dy kampe si pjesë e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kadilli në intervistën për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se është për të ardhur keq sesi Alibeaj dhe të tjerët po shikojnë interesat e tyre personale dhe jo atë që duhet të përfaqësojë vërtet opozita.

Ai shprehet se është e rëndësishme që të bëhet shkrirja e një kryesie e cila nuk mendon për interesat e qytetarëve por mendon sesa bashki apo këshilltarë bashkiak do të fitojë.

Nuk më interesojnë personat e asaj kryesie por personazhet qe ato përfaqësojnë. Të dy grupimet nuk prodhuan asgjë në dobi të publikut, Berisha prodho atë që ka dhënë gjithmonë por që nuk mjafto, grupi tjetër trego se kur është emeruar ministër nga Berisha tashmë po e tregojnë se kanë marrë certifikatë paaftësie. Ato sot dalin dhe thonë se nuk kanë kandidatë kjo është pazotësi.  Kjo është një paqartësi që kanë për misionin politik që ato kanë. Përpara demokratëve kanë dalë shumë shëmtuar dhe para opozitës kanë dalë si tradhtarë të dy grupimet, ato e kanë lëshuar opozitën, por numërojnë nëse do të marrin një bashki apo këshilltar. Nuk është shqetësimi i qytetarëve sesa do marrin ato por a do të mundet që ta ndryshojnë këtë qeverisje, unë shikoj shumë qytetarë që janë nga PS që janë të lodhur, por nuk shikojnë asnjë alternativë ndryshimi. Të dy palët a marrin apo jo këshilltarë nuk i intereso askujt por është interes personal për të qëndruar në krye të bashkisë, një gjë e tillë nuk i intereso qytetarëve, ato duan ndryshimin e sistemit të qeverisjes”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në lidhje me logon e partisë ai ka theksuar se ajo është e parëndësishme dhe nuk ka asnjë lloj rëndësie, pasi siç duket Ilir Meta e ka ndryshuar sërish logon e partisë, pra është individi ai që është përfaqësues dhe identifikues jo vula.

Logoja është një mit për mua, pasi forca politike identifikohet shumë qartë në Shqipërise çfarë thotë dhe kush e thotë, jepi çdo lloj flamuri Sali Berishës dhe secili e di kush është ai, Ilir Meta e ka ndryshuar logon, ajo nuk ka vlerë. Është krijuar një mit me logo pa logo, pas këtyre zgjedhjeve ne nuk e dimë sa peshon Berisha, se ai është një listë me Metën, Ndokën dhe Dulen. Në nuk do ta marrim vesh sesa do të peshonte anti berishizmi apo ajo që donte të bënte një PD ndryshe, ne nuk do e dimë sesa do të votohen këto. Të dy palët po sillen si obezë që po sillen keq dhe kanë frikë nga peshorja, ne si publik nuk e dimë sesa do të peshojë njëri dhe sa tjetri.

PD-ja nuk ka sit ë kenë kandidat pasi dhe kanë dalë me kandidat të vonuar, kemi zero kandidat fitues në një krah dhe 1,2 apo 10 kandidatë fitues në krahun tjetër. Nese merren 10 bashki nga kandidatët e Berishës kjo nuk është fitore se nuk po marrim fitore mbi Bashën dhe Alibeajn, por për pushtetin e Ramës. Nëse nuk ja del kësaj atëherë duhet të ikë, ndaj thash që ajo kryesi duhet që të shpërbëhet. Nëse njerëzit nuk e gëlltitin njëherë duhet që të ndryshohet strategjia dhe të fillojë një proces themelimi politik, duke e krijuar një agjendë që i shërben opozitarizmit ndryshe do të ngelim në duart e këtij pushteti”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!