Fatbardh Kadilli i shikon të dështuar edhe Lulzim Bashën ashtu sikurse edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në studion e ABC Live, Kadilli tha se ka triumfalizëm nga ana e grupit të Berishës, por edhe ata dështuan. Sipas tij Berisha bashkë me LSI mori vetëm 20%.
Lexo edhe: Sula zbulon ç’ndodhi në mbledhje: Basha mbajti shënime 5 orë
“Nuk dështoi vetëm Basha, por edhe Berisha me foltoret e tij. Se shikoj një triumfalizëm te ata të grupit të Berishës. Nëse e quajmë rithemelim është ripaketim se janë po të njëjtë njerëz, ish ministrat dhe nga krahu i Bashës ata të rreshtit të dytë. Berisha u pa që nuk është më alternativë, mori vetëm 20% të votave. Ai tha e rrëzoj Edi Ramën për 8 muaj. Basha është bërë i rrezikshëm”, tha ai. g.v/abcnews.al