Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, këtë të mërkurë i ftuar në studion e “Tirana Live”, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe është shprehur se fajtorët e vetëm për këtë janë drejtuesit politik.
Kadilli është shprehur se në të gjithë këtë situatë të krijuar është që Alibeaj duhet që patjetër të japë dorëheqjen nga posti nëse nuk do të bëhet sit ë tjerët dhe të marrë peng atë pjesë të PD-së që ka ngelur e që thotë se është e ndarë nga berishizmi.
“Zoti Alibeaj urgjentisht duhet që të jepte dorëheqjen, nëse u nda partia sepse u nda nga berishizmi, nuk mund të bëhet me një kopje të zbehtë, largohu. Nuk pate fat, nuk u ngjite, do ta mbash mbaje pot ë jesh i zoti. Tabaku nuk jep një zgjidhje por jep thjesht një thirrje. Shpesh herë matem sepse mendoj se duke i thënë hapur gjërat mund ta dëmtoj më shumë partinë.
Nuk jam dakord me politikanët që fshihen pas gishtit dhe presin që të ndodhin ngjarjet e më pas të flasin. Unë në politikë nuk kam hyrë që ti pres ngjarjet por që ti paraprij ngjarjet. Në 2021 kur sfidova Bashën më akuzuan se pse nuk fole, por unë kisha folur në parti, Basha e dinte, ndaj për këtë kam vendosur që gjërat ti them më parë tashmë.
Nuk fitohet me kalkulim politika, as me skemë, por do vërtetësi, mund ti bezdisësh dhe tu thuash një vërtetë të hidhur por nuk u pëlqen tu thuash. Dikujt që është me trup të shkurtër mos i thuaj se je i shkurtër. Unë nuk e bullizoj opozitën por i them hap sytë.
Ky është një rezultat më i dobët, se në 2017 kemi marrë 450 mijë vota si PD subjekt, ndërsa këtë herë bashkë me PL morën 500 mijë. Përderisa socialistëve u përsëritet vota e 2021, opozitës i mungojnë më shumë vota që do të thotë distancim i modelit politik”, ka thënë ai.
Gjithashtu Kadilli në fjalën e tij ka theksuar se në këto zgjedhje Alibeaj nuk arriti asgjë dhe për këtë dorëheqja e tij duhet të jetë e menjëhershme që të mos klasifikohet si pengmarrës për pjesën e ngelur të demokratëve në PD.
“6 deri në 10 % është arritja e votave të PD-së, Alibeaj nuk arriti asnjë qëllim , nuk prodhoi aksion politik, as kohezion politik i kërkoj dorëheqjen nëse nuk do të marrë peng instumentin tjetër që ka ngel, këtyre që janë demokrat por me modelin e Berishën, atëherë pse rrinë, të bashkohen me Berishën. Modeli i ri duhet që të bëhet duke prodhuar kohezion jo ky model. Para se të themi kush do e bëjë duhet të themi kush do e bëjë ndryshimin. Masa kritike ta kuptojë se rruga që ndjekim nuk është e duhura dhe na duhet një tjetër rrugë, është ajo rrugë që ngrihet mbi integritetin dhe të ketë atë që njeriu ta ndjejë. Gjendja është e ngrirë për momentin, Berishizmi dhe PD që kërkon të bëjë diçka ndryshe, por ka edhe instrumente të tjera të vogla që nuk rezonuan, është dhe për to shpulla. Për të gjithë opozitën dhe ku secili nga këto ka terren , por një instrument politik që nuk kanë kryetarin por qytetarin dhe alternativën për të ndryshuar. Unë jam i bindur që dy vite nuk janë as pak dhe as shumë duhet që të nisim që sot me punën pasi do të bie pasioni I humbjes dhe do të kuptohet se nuk të del zot ai që bërtet por ai që të jep alternativë”, ka thënë ndër të tjera Kadilli. /abcnews.al