Zv/kryeministri Erjon Braçe zhvilloi nje inspektim ‘blic’ në Agjencinë Rajonal të Kadastrës së Vlorës, aty ku prej disa javësh vijojnë dorëheqjet e drejtorëve. Braçe ndodhej në ambientet orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, në orarin zyrtar kur nis punën administrata.
Zv. kryeministri ka qëndruar rreth 30 minuta në këtë institucion dhe ka kërkuar përpikmëri nga ana e punonjësve, ku disa prej tyre nuk kanë respektuar orarin zyrtar.
Braçe u takua edhe me disa qytetarë që iu ankuan për problemet në Kadastër. /abcnews.al