Kryeministri Edi Rama ka thënë se janë drejt përfundimit që i gjithë shërbimi në Kadastrën Shtetërore të jetë online. Gjatë konferencës me gazetarët, ai u shpreh se shërbimet publike kanë marrë vlerësim ndërkombëtar, duke u renditur në pjesën e sipërme të tabelave të klasifikimit.
Sakaq, Rama ka theksuar se kanë në plan që të rrisin numrin e laboratorëve smart në shkolla.
“Përfundimi i projektit të Kadastrës në sistemit të teknologjisë. Jemi në rrugë të drejtë pasi një pjesë e kadastrës është online, sepse ne kemi angazhuar një sërë njerëzish për të punuar për të.
Nga ana tjetër vlerësimi është ndërkombëtar, prandaj do ta gjeni Shqipëria në pjesën e sipërme të tabelave të klasifikimit. Nga viti 2023 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit, në aspektin e shërbimeve digjitale, sot kemi një ndryshim dhe një rritje stadi, ku thuhet i mirë. Edhe kur merr rritje të stadit, ti je në BE.
Një gjë tjetër, është që Shqipëria zuri vendin e parë, në një ekspertizë në fushën e kibernetikës mes 100 shteteve pjesëmarrëse. Nga ana tjetër, gjithë ky volum pune që po bëhet për të sotmen, shoqërohet për një punë për të ardhmen.
Aktualisht kemi më shumë laboratorë smart në shkolla. Që në klasat e para, nxënësit tanë hyjnë në botën e teknologjisë. Kemi në plan ta çojmë numrin 970 laboratorë smart në shkolla dhe nuk do të ketë asnjë nxënës që do t’i mungojë kjo mundësi për në botën digjitale”, tha Rama./abcnews.al