Kadare, shkrimtari i dy epokave, fitues i shumë çmimeve në Letërsi. Kuçuku: Kishte të zhvilluar ndjenjën kombëtare

schedule20:43 - 1 Korrik, 2024

schedule 20:43 - 1 Korrik, 2024

Profesor Bashkim Kuçuku foli për shkrimtarin e madh Ismail Kadare i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Gjatë intervistës në “ABC News”, Kuçuku, studiues i veprës së Ismail Kadaresë u shpreh se shkrimtari Kadare e kishte shumë të zhvilluar ndjenjën kombëtare.

“Kadareja e kishte shumë të zhvilluar ndjenjën kombëtare. Dhe mund të gjenden polemika që ka bërë herë pas here edhe në shtypin francez. Për shqiptarësinë Kadare kishte një ndjesi të veçante dhe mund të kalonte edhe në revoltë. Në kohën e luftës në Kosovë, Kadarenë e kanë ftuar n Francë edhe me shkrimtarë francezë dhe ai tejkalonte edhe mënyrën e të folurit sepse prekej kur keqinterpretonin fakte të historisë shqiptare”, tha ai.

Gjithashtu Kuçuku foli edhe për mungesën e Nobelit, duke u shprehur: “Këtë pakënaqësi e kanë shprehur prej vitesh shkrimtarë apo studiues të Perëndimit dhe një shkrimtar dhe kritik francez”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!