Kadare rikthehet pas 20 vitesh në Vlorë, takon të rinjtë dhe flet për librin e ri

schedule21:51 - 11 Prill, 2021

schedule 21:51 - 11 Prill, 2021

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja Helena, këtë fundjavë ka preferuar t’a kaloi në qytetin e Vlorës, në një bisedë të ngrohtë me lexuesit e rinjtë të këtij qyteti.

Biseda u fokusua tek letërsia dhe  botimi i librit të ri. “Kohë për rrëfim”,  të Alda Bardhylit.

Është më e lehtë të jesh i mbyllur, jo shumë i çiltër sepse e zotëron më mirë bisedën, por janë koncepte morale që kanë lidhje me historinë njerëzore që nuk jemi këtu për ti riparë. Vlora është një qytet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjërat e mira”, ka thënë Kadare.

Kadareja  në këtë  libër flet  për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me diktatorin Enver  Hoxha

Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, si edhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kadare  ne këtë libër të rrëfej edhe  për dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX. “Kohë për rrëfim  vjen tre vjet pas botimit të librit “Kur sunduesit grinden”,
dhe publikimi i tij  u be në 85 vjetorin e lindjes së  autorit , ditë kur për herë të 20 Akademia e Shkencave e shpalli kandidat zyrtar për çmimin Nobel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!