Kadare prezanton veprën “Kur sunduesit grinden”

schedule18:20 - 16 Nëntor, 2018

schedule 18:20 - 16 Nëntor, 2018

Shkrimtari Ismail Kadare prezantoi në Panairin e Librit veprën eseistike  “Kur sunduesit grinden”. Përmes misterit të një telefonate mes Stalinit dhe Pastërnak libri pasqyron marrëdhëniet e ndërlikuara mes pushtetit dhe shkrimtarit. Në stendën e tij kishte lexues të shumtë që blenë veprën dhe komunikuan me shkrimtarin.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe, ditën e tretë të Panairit të Librit ka prezantuar veprën e tij më të re, “Kur sunduesit grinden” rreth misterit të telefonimit Stalin Pastërnak. Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur një shekull më parë, akoma mbetet mister grindja e madhe mes tyre thekson Kadare. Në këtë vepër ai përshkruan dy sundes, pushtetarët dhe sunduesit më të mëdhenj janë ata shpirtëror sipas shkrimtarit.

Marrëdhëniet e ndërlikuara mes sunduesve dhe shkrimtarëve janë reale dhe do jenë prezente gjithnjë thotë shkrimtari. Një ndër shqetësimet që ai shtron është moshapja e dosjeve. Në këtë prezantim ai u shoqërua nga bashkëshortja Helena kadare dhe botuesi Bujar Hudhri. Lexues të shumtë për rreth dy orë nga grupmosha të ndryshme kanë pritur në radhë për të marrë librin e firmosur nga shkrimtari.

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë vazhdon të përkthehet dhe interpretohet edhe më sot në mënyrë më kundërthënëse. Në vështrim të parë sipas autorit krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit, Stalini dhe Pastërnaku. Nga një këndvështrim i thellë një personzh më pak i njohur se ata. Del poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim zë vendin kryesor në këtë vepër. Shkrimtari Kadare sjell fatin e tij të hidhur, por përmes tij rrëfen fatin e qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur që vuajtën nën komunizmin bolshevik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!