Kadare, përcjellja e fundit/ Zogaj: Letërsia e tij ka vendosur një standard shumë të lartë. Ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë

schedule10:51 - 3 Korrik, 2024

schedule 10:51 - 3 Korrik, 2024

“Letërsia e tij që ka vendosur një standard shumë të lartë që duhet të maten të gjithë ata që fillojnë të shkruajnë.” – kështu u shpreh analisti dhe shkrimtari Preç Zogaj, për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare. Në përfundim të homazheve në nderim të tij, Zogaj kujtoi takimet dhe bisedat e fundit me të.

“Paradoksalisht vdekja e tij do shërbejë për të rivendosur në lartësinë e meriturar konceptin për letërsinë. Ka një keqkuptim sot, shumë ndër ata  që provojnë të shkruajnë nuk startojnë nga majat. Takimet e fundit me të kanë qenë spontane gjatë shëtitjeve të tij, kemi folur për tema të ndryshme.

Kadare ka qenë i sofistikuar duhej një lloj kodi për komunikimin e tij edhe shakatë e tij nuk ishin kurrë banale. Kadare nuk bëhej kurrë banal, është një enigmë e pa zbërthyer për atë që ndodhi në gjysmën e dytë të shekullit XX në Shqipëri.

Duhet parë në kompleksitetin e vet si një shkrimtar që ia doli të realizohej në kushtet e tiranisë. Kanë folur për të, por shkrimtari që ka vetëdijen e dhuntisë ka një mision të ruajë dhuntinë, Kadare këtë bëri.”- u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!