“Kadare në vargje”, dedikim për 87-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

schedule23:35 - 28 Janar, 2023

schedule 23:35 - 28 Janar, 2023

Kadare në vargje është mbrëmja poetike në nder të 87 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar të letarve shqipe. Për Ismail Kadaren ditëlindjet në cdo kohë kanë të njëtën fytyr, por ëndërra më e mdhe e një shkrimtari është vepar që lë pas. Nderkohë Kadare zbulon se po shkruan edhe letersi edhe ese.

Mbremja poetike me vargjet e Ismail Kadares ishte kartolina e urimit per 87 vjetorin e lindjes së shkrimtarit zgjedhur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Akademia e Shkencave.
Urimet kanë qenë të shumta, nga politikanë dhe lexues. Datëlindjet për Kaderenë kanë në cdo kohe të njëtën fytyrë, por mall ndjenë për kohën e Moskës.

Kadare thote se ëndrra dhe meraku i shkrimtarit është një vepra që lë pas. Për adhuruesit e letërsisë dhe eseve të tij thotë se ai po shkruan në të dy gjinitë.

Ditëlindja e Kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare është me rëndësi të vecantë për letërsinë shqipe , që përmes penës së tij bëri të njohur Shqipërinë në 45 gjuhë të botës që në vitet 70 me romanin “ Gjenerali i ushtrise se vdekur “ në frëngjist e më pas “ Kështjell” “Kronikë në gurë”, “Qyteti pa reklama” e deri te vepra e fundit “Kur sunduesit grinden” botuar në vitin 2018, ku trajtohen marrëdhëniet e sundimtarëve me letërsinë.. Sakaq veprat e tij letarare janë nderuar me cmimet më të rendësishme letrare në botë. Për vlerat e çmuara të prozës së tij Kadare ka qenë 20 herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, ai është nderuar me dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!