Kadare i bashkohet apelit të intelektualëve nga 21 vende të botës

schedule17:00 - 26 Janar, 2019

schedule 17:00 - 26 Janar, 2019

Me anë të një letre të përbashkët të publikuar në shumë media prestigjoze ndërkombëtare, intelektualë nga 21 vende të botës bëjnë apel për shpëtimin e Europës. Atyre i është bashkuar dhe shkrimtari Ismail Kadare.

Ideja e Europës është në rrezik, pasi përballet nga të gjitha anët me kritika, ofendime dhe dezertime.

Nis në këtë mënyrë apeli i përbashkët i intelektualëve, përfshirë shkrimtarë dhe fitues  të cmimit Nobel, nga 21 vende të ndryshme të botës, të cilëve i është bashkuar dhe shkrimtari ynë Ismail Kadare. Letra e tyre është publikuar nga shumë media prestigjoze ndërkombëtare.

Ndër të tjera shkruhet se tashmë forcat populiste po bëjnë thirrje që të mos ndërtohet më Europa, që të gjithë të lidhen me shpirtin kombëtar dhe të rizbulojnë identitetin e humbur. Kjo duke harruar se abstraksione të tilla si shpirt dhe identitet shpesh ekzistojnë vetëm në imagjinatën e demagogëve.

“Europa po sulmohet nga profetë të rremë të cilët janë të dehur ose të zemëruar, por dhe delirantë të cilët përpiqen të kapin momentin, vijon më tej letra. Europa tashmë është braktisur nga dy aleatë të mëdhenj të cilët shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja – njëri përtej kanalit dhe tjetri përtej Atlantikut. Nën presionin e Kremlinit, Europa si ide, po shpërbëhet para syve tanë.

Kjo ëshët dhe klima ku do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare të muajit maj. Dhe nëse dicka nuk ndodh, nuk ndryshon, nëse nuk krijohet një shpirt I ri rezistence, rezultatet pritet të jenë të frikshme. Do të shënojnë fitoren e përcarësve. Për ata që besojnë ende në trashëgiminë e Erasmus, Dante,  Gëte dhe Komeniusit, do të jetë një humbje shumë e madhe. Do të triumfojë politika e atyre që shpërfillin inteligjencën dhe kulturën. Do të shpërthejë ksenofobia dhe anti semitizmi. Do të jetë një shkatërim për të gjithë.

Ne që kemi firmosur këtë apel, jemi mes atyre që refuzojnë të dorëzohemi përballë kësaj katastrofe.

Lista e firmëtarëve përfshin emra si Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEëan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Losa, Adam Michnik and Adam Zagajewski./abcnews.la

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!