“Kadare është një avangard i letërsisë shqipe”, Kuçuku: Dha kontribute të mëdha kulturës shqiptare dhe ndërkombëtare

schedule20:31 - 1 Korrik, 2024

schedule 20:31 - 1 Korrik, 2024

Bashkim Kuçuku, studiues i veprës së Ismail Kadaresë, ishte i ftuar në “ABC News”, ku foli për krijimtarinë dhe trashëgiminë e lënë pas nga kolosi i letërsisë shqiptare.

Kuçuku e quajti Kadarenë një avangard të letërsisë shqiptare, teksa u shpreh se ka dhënë kontribute të mëdha kulturës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Në lidhje me shpalljen e zisë kombëtare dy ditore, studiuesi tha se pajtohet me këtë vendim.

Pjesë nga intervista:

Kuçuku: Ky lajm në këtë mbrëmje të trishtë mua më shkarkoi emocionet negative. Gjithë ditën kisha një monolog me veten, duke menduar a do të shpallet ditë zie kombëtare për Kadarenë? Bëja një krahasim me figurat e shtetit, se ka një protokoll. Në këtë protokoll a duhet futur dhe një figurë në letërsi. Pajtohem shumë me këtë vendim. Shkrimtar si Kadare maten me vlera. Mund të ketë dhe figura të tjera individuale që iu kapërcejnë vlerat e politikanëve.

Cili ishte pengu i Kadaresë?

Kuçuku: Nuk mendoj se pengun e ka te letërsia është e vështirë të thuash, por jam i bindur që nuk e ka pasur tel letërsia pasi është një kritik botëror. Ai nuk e vë në diskutim letërsinë. Nuk e besoj se ka të bëjë me krijimtarinë. Meqë unë e përjashtoj pengun me letërsinë, kjio mund të ketë të bëjë me shoqërinë.

Si i shpëtoi burgut Kadareja?

Kuçuku: Duke ditur situata kur ka shkruar dhe botuar inteligjenca e tij është shfaqur njëherësh në dy drejtime. Është talent i letërsisë dhe ka ditur të ruajë një ekuilibër dhe ka shprehur mendimin e tij në kohën e censurës. Kjo është shumë befasuese. Si ka mundësi që në atë censurë, të shkruajë një letërsi disidente.

Kur i kanë kapur metaforat, veprat ia kanë ndaluar gjatë kohës së diktaturës. Trysnia e diktaturës nuk arriti të shuajë krijimtarinë e Kadaresë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!