Vlerat historike që mbart janë shumë të mëdha, por Kacaniku – i njohur si qyteti i Kushtetutës së Kosovës, aktualisht është lënë në harresë, pasi shumë pak po bëhet për zhvillimin e tij.
Është qytet i vogël në jug të Kosovës, por Kaçaniku ka histori të mëdha. Gryka e Kaçanikut njihet si vend ku u zhvilluan beteja vendimtare në kohën e sundimit osman.
Ndërsa në vitin 1990 në këtë vend u shpall Kushtetuta e Republikës e Kosovës që njihet si kushtetutsa e Kaçanikut, akt ky themeltar i shtetësisë së Kosovës nga ku u artikulua e drejta e shqiptarëve për liri e pavarësi.
Ekziston edhe Kalaja e ndërtuar në kohën e sundimit turk. Por nuk po investohet në mirëmbajtje e këtyre vlerave historike dhe dhe zhvillim të turizmit.
Pos vlerave historike ky qytet ka dy lumenjë të çilët bashkohen në fund të qytetit ndërsa është rrethuar nga malet e sharrit, përfshirë edhe majën e lubotenit, një ndër majat më të larta në Kosovë dhe vargmalet e karadakut.
“Kemi mundësi që të zhvillojmë turizmin malor vërtetë që nëpër Kosovë është duke u praktikuar. Ka shumë gjëra që këtu vërtetë mund të bëhen përfshirë edhe anën arkeologjike“, tha Remzi Reka përfaqësues i OJQ.
Së fundmi krerë të komunës së Kaçanikut kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe kanë theksuar nevojën e investimeve në sektorin e turzimitnë këtë qytet./abcnews.al