Kabineti i Vjosa Osmanit i kthen përgjigje Mustafës: Iku koha kur kishte peshë mendimi i tij

schedule19:36 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 19:36 - 25 Dhjetor, 2020

Kabineti i Vjosa Osmanit ka reaguar ndaj deklaratave të bëra më herët nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Pas deklaratës ka reaguar Faton Peci, shef stafi në Presidencë.

“Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pasë ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës”, shkruan ai.

Kujtojmë se ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, kreu aktual i saj Isa Mustafa, veprimin e Vjosa Osmanit e cilësoi gënjeshtër folklorike.

”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore. Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta. VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane. Është një gënjeshtër folklorike!”,  u shpreh Mustafa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!