Pasi e provoi duke folur e duke shkruar dhe nuk pati sukses, këtë të hënë, Majlinda Halilaj provoi të shkëlqejë përmes heshtjes.
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga fjalimi i Korporatës, deputetët kanë mendime të ndryshme për kolegen e tyre.
Shumica jua hedhin fajin emocioneve.
Të tjerë nuk komentojnë.
Kujtim Gjuzi është si përherë origjinal.
“Majlinda Halili është një zonjë jo vetëm e mençur por edhe e bukur dhe është deputetja e parlamentit të Republikës së Shqipërisë”, tha Gjuzi.
Majlinda Halilaj është deputete që prej marsit, dhe ka zënë karrigen e Lulzim Bashës./abcnews.al