Xuxi është një ndër këngëtarët më të dashur nga publiku. Ai ka plot dyzetë vite në skenë dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, tregoi arsyen e shkëputjes nga muzika.
“Jam autor i emisionit që ka 18 vite që trasmetohet, “Metropol”. Sa i përket muzikës kam kohë që nuk jam marr, po i ri jam ende”, tha Xuxi.
Më tej, ai ka shtuar me ironi se nuk e ka frymëzuar rritja e çmimeve dhe as “Big Brother VIP”.
“Për sa kohë nuk më ka frymëzuar ‘Big Brother VIP’, nuk më ka frymëzuar ngritja e çmimeve për këngë. Nuk e di te ju, po këtu në Kosovë, dje në markete kishte ndryshime të çmimeve, në disa markete çmimi i vajit psh ishte më i lirë, ndërsa në disa markete më të mëdha kishin e çmime më të larta”.
I pyetur nëse do të futet në “Big Brother VIP”, ai tha: “Flasim në fund të vitit se në dhjetor bëhet prapë mesa kam dëgjuar. Deri atëherë e nderuara Arbana me bashkëshortin e saj do të jetë me pushime”./abcnews.al