“Ka urrejtje dhe këngë të tmerrshme”, legjenda angleze tregon rivalitetin Manchester-Leeds

schedule13:55 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 19 Dhjetor, 2020

Ditën e nesërme pritet të luhet sfida mes Manchester United dhe Leeds United, përballja e parë  kjo pas kaq shumë vitesh mes dy klubeve. Ish-mbrojtësi i Leeds, Danny Mills, ka risjellë dhe një herë në qendër të vëmendjes rivalitetin mes klubeve dhe ai zbulon se kurrë nuk i ka marrë fëmijët e tij në stadium kur kjo ndeshje luhej.

“Atmosfera ishte e pabesueshme. Rivaliteti midis dy grupeve të tifozëve ishte shumë e madhe në disa rrethana. Kishte urrejtje dhe këngët që ende këndohen janë me të vërtetë të tmerrshme. Ky lloj rivaliteti shkon përtej shakave. Ka një frymë te keqe nga të dy grupimet e tifozëve”, rikujton anglezi.

 

Një moment tensione gjatë një ndeshjeje mes Manchester United dhe Leeds United

Ky rivalitet shkoi deri në atë pikë që edhe kur u largova nga Leeds dhe shkoja si tifoz në ndeshjet kundër United, unë nuk i merrja fëmijët e mi me vete edhe pse ata ishin 11, 12 vjeç. Nuk mund t’i vendosja fëmijët në atë situatë. I kam çuar ato në të gjitha llojet e vendeve, por në një ndeshje Leeds kundër United nuk mund ta bëja”, përfundon Mills.

Kujtojmë se rivaliteti mes dy klubeve ishte shumë i ashpër në periudhën kur ish-lojtari iu bashkua Leedsit në vitin 1999. Dy tifozë të Leeds u vranë me thikë në Stamboll para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës Uefa në vitin 2000.

 

Momente tensione mes tifozerive të Leeds United dhe Manchester United

Ndërkohë nga ana tjetër grupime të ndryshme të tifozëve të Leeds, ende tallen me tragjedinë e ndodhur në vitin 1958 në Mynih, ku i gjithë ekipi i Manchester United vdiq në atë aksident ajror. /abcnews.al