Ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, Atalanta i vendos çmimin Rasmus Hojlund

schedule11:10 - 15 Prill, 2023

schedule 11:10 - 15 Prill, 2023

Performanca e Rasmus Hojlund me Atalantën e dhe me kombëtaren e tij daneze ka bërë që shumë klube të ndryshme të kthejnë vëmendjen nga ai.

Në merkaton e verës, sulmuesi 20-vjeçar pritet të vendoset në një ankand ku Atalanta do të presë ofertat e ndryshme.

Sipas “Corriere di Bergamo, klubi zikaltër i Atalanta ka vendosur çmimin për danezin dhe thuhet se ata nuk do të pranojnë më pak se 65-70 milionë euro për shërbimet e kartonit të tij.

Në 35 ndeshje në këtë sezon me klube, Hojlund ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 6 herë, ndërsa në dy ndeshjet e kualifikuesve për Kampionatin Europian, ai ka shënuar 5 gola./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!