Ndërsa luftimet Rusi-Ukrainë vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi, kryebashkiaku i Mariupolit ka dhënë një përditësim mbi situatën e qytetin port.
Vadyn Boichenko thotë se qyteti ka pësuar shumë viktima në 14 orët e fundit, pasi banorët u goditën nga sulmet e pandërprera të ushtrisë ruse.
Ndër të tjera kryebashkiaku thekson se në qytet nuk ka ujë, shkruan skynews.
Ai tha se forcat ruse kanë tentuar të ndalojnë evakuimin e civilëve nga qyteti. Sonte në darkë pritet të zhvillohet raundi i dytë i negociatave midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase për sigurimin e paqes në vend.
Sipas TASS, raundi i ri i negociatave ruso-ukrainase do të zhvillohet në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë. Megjithatë, raportet e fundit të mediave pohuan se Rusia është “gati” të fillojë diskutimet me Ukrainën të mërkurën në mbrëmje. TASS raportoi duke cituar burimin të thoshte, “Jo një anulim; orari u zhvendos; informacioni zyrtar do të vijë së shpejti”, raporton Republicworld./abcnews.al/