Ka shpresë, shërohet 101 vjeçari nga koronavirusi në Kinë

schedule13:06 - 6 Mars, 2020

schedule 13:06 - 6 Mars, 2020

Pak pas ditëlindjes së tij të 101, një kinez u diagnostikua me koronavirus. I shtruar menjëherë në spital ai nuk u dorëzua dhe pas një jave mjekimi dhe dy javësh na karantinë, ai u largua nga spitali për t’u kthyer në shtëpi tek bashkëshortja e tij.

Duke përshendetur mjekët dhe infermierët ai u shpreh se duhej të shkonte në shtëpi të kujdesej për gruan e tij 92 vjeçare.  Ai është pacienti më i moshuar që është shëruar nga koronavirusi në Kinë

Dai, sipas mediave kineze ka qëndruar në një spital në Uhan deri në 4 mars. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë gjurmë të sëmundjes

Para tij pacienti më i moshuar i shëruar nga koronavirus ishte një 98 vjeçare./abcnews.al