Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka rënie të pëlqyeshmërisë në elektorat”/ Analisti: PD nuk ka asnjë strategji, është në krizë!

schedule13:30 - 3 Prill, 2026

schedule 13:30 - 3 Prill, 2026

Analisti Plator Nesturi komentoi në një intervistë në “News Line” në ABC News, situatën politike në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se kjo parti politike është në krizë.

Gjatë intervistës, theksoi se PD është sot pa asnjë strategji, dhe se ka pasur një rënie të pëlqyeshmërisë në elektorat. Megjithatë thekson se mazhoranca duhet të vijojë punën e saj dhe përparësi mbetet arritja e objektivave dhe marrëdhënia me qytetarët.

“Situata në opozitë, veçanërisht në PD është në krizë. Jeni një politikë pa strategji, me lëvizje që janë në amulli të plotë dhe nuk sjellin asgjë. Kjo dëshmon edhe rritjen e pakënaqësi të elektoratit të tyre. Pasi ka një rënie të pëlqyeshmërisë së PD në elektorat. Kjo duhet parë jo si element që duhet të vetëkënaqë çdo mazhorancë që sheh që kundërshtari dobësohet, por duhet përkthyer si element që ti shërbejë edhe PS që të mos bëjë të njëjtat gabime dhe të mos bjerë në të njëjtën grackë të evidentimit të vlerave. Unë shoh se në zgjedhjet e ardhshme, sfida në të cilën ka PS është vetëm marrëdhënia me qytetarët dhe kjo është sfidë që duhet kuptuar dhe duhet ndjekur për ta bërë qytetarin më të zëshëm. Sepse një opozitë e dobët nuk është një shenjë e mirë, më mirë të jetë një opozitë e fortë që shtyn çdo mazhorancë që të ripërmirësohet, riformatohet jo vetëm në funksion të forcimit të saj, por duke qenë edhe zëri aty ku gjen forcën e votës, por edhe për tejkalimin e çdo problematike të caktuar”, tha më tej ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!