“Ka rënë shteti”, Basha: PS duhet të mbajë përgjegjësi për situatën

schedule20:44 - 5 Shtator, 2019

schedule 20:44 - 5 Shtator, 2019

Lulzim Basha zhvilloi një takim mbrëmjen e së enjtes me aleatët opozitarë. Në dalje, kryetari i PD-së foli edhe për mediat ku komentoi raportin e OSBE-së. Sipas tij, sot vendi ndeshet me një shtet privat, kriminal dhe personal të Edi Ramës.

“Raporti i OSBE-së tregon këtu ka rënë shteti, ka rënë drejtësia, gjykata. Ka rënë dhe është shkelur çdo ligj. Janë përfshirë në shkelje dhe dhunim të gjithë nga Kryeministri te KQZ, te komisionari dhe numëruesi më i thjeshtë. Kjo ka ardhur pasi në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës. Në këtë kuptim sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal, personal të Edi Ramës i cili ka zëvendësuar shtetin e së drejtës”, tha Basha.

Kreu i selisë blu u shpreh se në Shqipëri duhet vendosur demokracia dhe legjitimiteti i institucioneve. Sipas Bashës, PS duhet të marrë plotësisht përgjegjësi për situatën ku është vendi.

“Duhet të kemi hapa të vendosur, transformues për vendim, ndryshime të thella politike, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës ku ti jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe të mos varrosen dosjet 184 dhe 339. Këto kanë qenë diskutimet tona”, tha Basha në lidhje me diskutimet që ka pasur së bashku me aleatët në takim.

Për sa i përket protestave, kryetari i PD-së tha se “Opozita është shumë më shumë që organizon protesta, është qeverisja e së nesërmes. Sapo të kemi datën për protestë nuk do e mbajmë sekret”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!