Aktori Ruper Grint që luan në të tetë filmat e “Harry Poterit”, në rolin e studentit magjistar, ka deklaruar se ka shikuar vetëm tri pjesët e para.
32-vjeçari është se shprehur se nuk i pëlqen ta shikojë vetën ne një film.
“Kam shikuar tre filmat e parë, por pas tyre ndalova t’i shikoja”, tha ai për Variety.
Megjithatë ylli i “Harry Poter” shton se kanë kaluar aq vite sa ta ndjejë veten të çliruar nga filmat dhe të fillojë t’i shikojë pjesët që ka humbur. Më herët, Rupert ka thënë se po konsideronte ta linte aktrimin, pasi nuk po ndihej mirë me famën dhe donte t’i përkushtohej diçkaje tjetër./abcnews.al