Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit të koduar “Rebeli”, pasi nga kontrolli që iu bë në shtëpi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, fara canabisi dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
I arrestuari me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve është Ermir Murataj. Policia u vendos në lëvizje në bazë të informacioneve operative. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Abcnews.al

