“Ka pirë mall, prit sa t’i dalë…: Dëshmia e vëllait të Jan Prengës, detajet e tmerrshme të pengmarrjes

16:19 | 12/02/202016:190

Vëllezërit e Jan Prengës kanë folur disa herë në telefon me një “boss të drogës” që bën burg në Ekuador si edhe Gentjan Doçin nga Dukagjini pas pengmarrjes me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje për kthimin pengut.

Në dëshminë e Anton Prengës, vëllait të Jan Prengës, të cilën e ka zbardhur abcneës.al, ai tregon para prokurorëve se vëllai tjetër Ndrek Prenga ka folur në telefon me Gentjan Doçin dhe “Gramozin nga Vlora”, të cilët i kanë kërkuar dorëzimin e sasisë së kokainës së rrëmbyer.

Në dëshmi duket një moment kur “Gramozi nga Vlora” shprehet se nuk po lidhet dot në telefon ne Gentjan Doçin “pasi kishte pirë mall dhe duhej të prisnin deri sa t’i dilte..”.

Pamje nga garazhi i kompleksit “Golden” ku u rrah per vdekje Jan Prenge

Në fund, Gramozi i është shprehur vëllait të Jan Prengës se pengmarrësit i kishin dalë nga fjala duke e vrarë pengun, gjë që e detyroi atë të tregonte emrat e pengmarrësve.

Pjesë nga dëshmia e Anton Prengës:

Ditën e mërkurë të kësaj jave mesa më kujtohej ka qënë data 22 janar 2020, është kthyer malli dhe po atë ditë Gramozi, ka kontaktuar në telefon me Ndrekën Astritin dhe Gëzimin dhe ju ka thënë se brenda dy orësh vëllai i marrë peng Jan Prenga do lirohet.

Pasi kemi pritur 2-3 orë dhe vëllai s’po lirohej të nesërmen ka fol vëllai im Ndreka me Gramozin dhe ai Gramozi, i ka thënë që s’ka mundësi që nuk është liruar.

Më pas Ndreka është lidhur sërisht me Gramozin dhe ai i ka thënë se me njërin prej tyre kishte kontaktuar ndërsa me një tjetër nuk kishte kontaktuar ende, pasi ai kishte pirë mall dhe pa i dalë malli nuk kontaktojmë dot.

Gramozi, gjithashtu i ka thënë vëllait mos  të shqetësohej se vëllai ishte shëndoshë e mirë dhe do të lirohet pasi ti dali malli personi që përmendi ai më lart.

Pasi ka kaluar sërisht kohë dhe vëllai spo lirohej, vëllai im Ndreka ka kontaktuar sërisht me telefon me Gramozin dhe në këtë moment Gramozi, i ka thënë se më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre dhe i ka thënë vëllait se personat të cilët e kanë marrë peng apo kanë organizuar pengmarjen quhen Gentjan Lush Doçi, Gentjan Nik Bleta dhe një shtetas tjetër me emrin Korado Doda. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono