Ka PD materiale të tjera që implikojnë qeverinë? Si përgjigjet Bylykbashi

schedule19:36 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 19:36 - 10 Dhjetor, 2019

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka komentuar pretencën e Prokurorisë për Ervin Salianjin.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Bylykbashi theksoi se kjo nuk duhet të ishte lajm, ndërsa dha një mesazh edhe për kreun e grupit socialist Taulant Ballën.

Nuk duhet të ishte lajm kjo. Lajm duhet të ishte kur gjykata jep dënim. Kjo është një kronikë e paralajmëruar që të çon te goditja e opozitës. Edhe që dy prokurorët ishte në mendje të dryshme për dënimin, një lojë e prokurorisë.  Ministri i Rendit akuzohet se vëllai i tij të mos ekstradohej në Itali. Po të mos kishte ngritur zërin opozita ai do ishte nëpër Tiranë dhe Vlorë.

Sot ka pasur edhe deklarata të qarta nga kryetari. Zoti Balla është i fundit që duhet të flasë, është i akuzuar duhet të presë dhe të shpresojë që Edi Rama të ketë bërë punën e tij dhe të ketë kapur edhe SPAK-un”, tha ai.

I pyetur nga Milori nëse PD ka materiale të tjera që implikojnë qeverinë, demokrati u shpreh se: “Këtu çështja është se meqë u dëgjuan këto,  të dëgjojmë të tjera. Ato që janë duhet të çojnë në burg peshqit e  mëdhenj. Dy vjet përkohshmëria e Arta Markut… Ne e kemi thënë Edi Rama do të përzgjedhëë një prokuror që do mbyllë dosje dhe kështu ndodhi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!