“Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar”, Rama: Shumë profile fallse që përdoren për këtë sulm

schedule11:37 - 17 Korrik, 2024

schedule 11:37 - 17 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, pasi janë hapur shumë profile fallse që përdoren në dëm të turizmit.

Ai ka theksuar sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe për këtë dhe kjo është njëra anë e medaljes, pasi ishte turizmi shqiptar pati një çelje vitin e shkuar.

Duhet të përfitoj nga rasti, duke qenë se këtu janë të pranishëm, jo vetëm një pjesë bashkive kryesore, për sa i përket turizmit të vijës  bregdetare, por edhe të tjerët, ku siç tregon harta e sivjetme e turizmit, tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për te eksploruar deri edhe  zona edhe pika që deri dje as nuk imagjinoheshin që kishin turistë, – është shumë e rëndësishme që sot të jeni të gjithë të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar.

Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare, të gjithë janë të habitur edhe të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu s’ka ardhur njeri.

Natyrisht që faktet janë në terren dhe nuk është ky preokupimi kryesor që të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar që vjen nga disa anë. Fakti është që sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike.

Shumë profile fallco që përdoren për këtë sulm, por kjo është njëra anë e medaljes që vlen për diçka tjetër, vlen për të kuptuar, që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botes,  erdhi dhe me sfida të reja, sfida që janë gjithmonë e më komplekse, që kanë të bëjnë me të gjithë elementët.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!