Oliver Giroud nuk po aktivizohet te Chelsea dhe ky është shkaku pse e ka humbur postin e titullarit te Franca. Trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps e vlerëson shumë 34-vjeçarin, por në sfidën e fundit zgjodhi Martial të Manchester United si titullar.
“Oliver po paguan situatën që po kalon në klubin e tij. Është një lojtar fizik, i cili ka nevojë për minuta për të mos e humbur ritmin e ndeshjeve. Ndodhet në një gjendje të komplikuar, po bisedojmë me të dhe shpresoj që të fillojë të luajë.
Nuk duhet ta harrojmë atë që ka dhënë për Francën dhe atë që mund të japë akoma në të ardhmen. Martial është një stil tjetër lojtari dhe na ofron mundësi të tjera. Ndihet i kënaqur dhe ndodhet në një formë të mirë psiko-fizike“, deklaron Deschamps. /abcnews.al