“Ka një presion të madh kundër Kurtit nga administrata Trump”, Demiraj: Ja si mund të ndikojë zgjedhja e Blagojevich si ambasador në Serbi

schedule09:10 - 26 Shkurt, 2025

schedule 09:10 - 26 Shkurt, 2025

Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e emërimit të ish-guvernatorit të Illinoisit, Rod Blagojevich, i cili ka vuajtur tetë vjet burg për akuza korrupsioni, si ambasador të SHBA-së në Serbi, shkruante Politico në një artikull të botuar disa ditë më parë.

Lidhur me këtë ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili u shpreh se kushdo që të vijë ambasador në Serbi, nuk ka fuqi që të prishi balancat në marrëdhëniet mes SHBA dhe shqiptarëve.

“Argumenti im është ky. Kushdo që të vijë ambasador në Serbi, asnjë lloj ambasadori, asnjë lloj politike e jashtme për Ballkanin Perëndimor nuk ka fuqi që të prishi balancat në marrëdhëniet mes SHBA dhe shqiptarëve, kur them shqiptarëve Republikës së Kosovës, Shqipërisë, por dhe Maqedonisë pasi është pjesë e politikës në mbarëvajtjen e këtij shteti”.

Më tej, Demiraj u pyet nga gazetari Enkel Demi: A ka gjasa që administra Trump që nuk e ka të preferuar Albin Kurtin të përdorë bazat amerikane si mënyrë presioni dhe në qoftë se ai nuk dëgjon të fillojë të tërhiqet nga Kosova pak nga pak?

“Së pari, ajo që dua të them është që kjo është shumë e vërtetë. Unë kam dhe informacione të brendshme në përgjithësi, që ka një farë presioni të madh kundër kryeministrit Kurti. Fatkeqësisht edhe presidentit Trump mund t’i jenë thënë disa të pavërteta. Po gjithsesi, si unë dhe persona të tjerë, kemi qenë shumë preciz në lidhje me dhënien e informacioneve, në lidhje me rreziqet dhe kërcënimet në rast se do të krijohej një farë stabiliteti për pengimin e krijimit të qeverisë së re. Edhe në këto zgjedhjet e fundit, kryeministri Kurti është fitues i qartë. Kështu që do të ishte gabim në rast se do të ndërhynin në këtë pikë. Po, për mua ekziston një farë rreziku”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!