“Ka nga ata që të plasin shpirtin”, Roza Lati “shpërthen” ndaj VIP-ave

schedule11:36 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:36 - 16 Shtator, 2020

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” Roza Lati foli dhe për projektin “Survivor”, për të cilin tha se ia dedikon mamasë së saj për të gjitha sakrificat që ka bërë, si dhe të rinjve që duan të ecin përpara për të bërë realitet ëndrrat që kanë.

Ajo foli ndër të tjera dhe për sezonin e ri të emisionit “Why Not”. Ndërkohë duke folur për të ftuarit, Roza shprehu pakënaqësi ndaj atyre VIP-ave që ajo i cilësoi si të vështirë.

“Nuk jam shumë e stresuar me të ftuarit sepse VIP-at kanë një çik tangërllik dhe se kush u ka thënë në vesh bëni të vështirin. Sa të lodhshëm janë bërë përveç atyre që i kam miq dhe vijnë me kënaqësi, ka dhe një palë tjetër që ta plas shpirtin.”, tha Roza.

“Më ka thënë Endrit Mumajesi që Roza është një lojë e egër me dalë në intervistë, me kënduar mund të dish shumë mirë por për me folur nuk di. Kam parë të ftuar në emision një këngëtare të famshme kosovare në një intervistë dhe ishte gjatë gjithë kohës “po, jo”, kaq. Fillova unë duke folur sepse nuk doja të ulja ritmin e “Why Not”. Më pas njerëzit në rrjete sociale ma kthyen në boomerang se sikur nuk po i lija rradhë gocës të fliste.”, shtoi Roza. xh.d/abcnews.al