“Ka ndonjë lek nga BE, apo vetëm foto”, Rama i përgjigjet qytetarit

schedule11:17 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:17 - 4 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me samitin në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Një qytetar e ka pyetur Ramën nëse BE do të japi para për Shqipërinë, ndërsa i pari i qeverisë ka thënë se situata është e vështirë. Përgjigjen e tij Rama e ka nisur me situatën e emigracionit duke thënë se edhe Italia ka një problem shumë të madh me largime dhe me ekonominë.

“Largime masive të njerëzve nga Italia, ka shumë vende që po përballen me këtë proces. Bari i komshiut duke më i gjelbër. Hesapet e tjetrit bëhen më kollaj. Për të gjithë ata që thonë jo pagat atje, mundësitë, jeta… Është koha për ta parë këto largime. Isha me disa miq italian, dhe thanë se paguajnë 67 %. Ishin sipërmarrës të vegjël. Taksa pa TVSH brenda. Është një shifër që tregon se ato të ardhura janë një anë e medaljes, ana tjetër janë kontributet.” theksoi Rama.

Sipas Ramës, lajm i mirë është se pagat janë në rritje sidomos në sektorin privat. Kreu i qeverisë, për Samitin e BE në Tiranë, theksoi se Shqipëria është gjithnjë e e më e përfshirë në financimin e BE.

“Do bëjmë çdo përpjekje që kjo të zgjerohet. Do vazhdojmë me procesin e integrimit të plotë. Një pjesë të përfitimeve t’i marrim pa pritur të bëhemi anëtar. Janë për Universitetet me të rinjtë dhe investimet në infrastrukturë apo energji.” tha Rama.

/abcnews.al/