Ka ndodhur në çdo atentat, por me Iliaz Çalin jo! “Mungesa” që e bën ekzekutimin e mbrëmshëm krejt ndryshe nga të tjerët

schedule11:07 - 4 Prill, 2022

schedule 11:07 - 4 Prill, 2022

Iljaz Çali u ekzekutua mbrëmë në mënyrë të mistershme pak kilometra larg Tiranës, pikërisht pranë vendit të quajtura mbikalimi i Rinasit. Makina e tij tip “Land Rover”, të cilën e kishte marrë me qira u bë shosh nga plumbat ku autorët nuk i dhanë asnjë shans shpëtimi 37-vjeçarit.

Deri më tani policia nuk ka një pistë zyrtare hetimi, edhe pse Çali rezulton të jetë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në vitin 2016 teksa policia i gjeti qindra rrënjë kanabisi ndërkohë që kërkonte në zonë për paratë e grabitura në Rinas.

Duket se autorët kanë qenë mjaft profesionistë pasi nuk kanë lënë thuajse asnjë provë në vendin e ngjarjes. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë në vendin ku u vra Çali, ndërkohë që në makinën e viktimës nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Kjo vrasje duket të jetë ndryshe nga të tjerat të ngjashme pasi policia nuk ka gjetur ndonjë makinë të djegur në zonë. Në çdo vrasje të ngjashme gjatë viteve të fundit ka rezultuar që autorët të kenë djegur makinën disa kilometra më tej, por jo kësaj radhe.

Duket se autorët janë ndihmuar edhe nga errësira e rrugën dytësore Tiranë-Durrës si edhe aksesit të shpejtë në autostradë si edhe në rrugën e Rinasit për të humbur gjurmët shumë lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!