“Ka modele të ndryshme rankimi”, rektori i Universitetit Bujqësor: Synimi jonë është të arrijmë nivelin 400-500

schedule13:19 - 2 Tetor, 2023

schedule 13:19 - 2 Tetor, 2023

I ftuar në një lidhje live me edicionin “Tirana Live” ka qenë Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor.

Ditën e sotme ka nisur viti i ri akademik në  arsimin e lartë, me një lajm jo të mirë sa i përket rankimit të universiteteve të vendit tonë.

Sallaku tha se ka disa modele rankimi dhe ky rankim i fundit që i nxjerr universitetet tona shumë poshtë fokusohen më shumë në formë se sa në përmbajtje.

“Shiko para se më  të komentoj në lidhje  me pozicionimin. Doja të bëjë me dija se ka disa model të rankimit. Dhe mesa di unë jam informuar se është një rankim që bazohet më shumë te forma se sa te përmbajtja. Ne jemi shumë më mirë në përmbajtje se sa në formë. Këtë e kemi kontestuar.

Ne jemi këtu jo për të kontestuar rezultatet, ne jemi këtu për t’i marrë të mirëqenia. Çështja kryesore është se si ne do të arrimë të rrisin rankimin” tha fillimisht ai.

Në lidhje me mundësin e një analize që duhet  të bëjnë universitetet tona, Sallaku tha Universiteti Bujqësor është universiteti i parë që ka nisur reformën.

Ai theksoi se synimi i Universitet Bujqësor është që të arrijë në nivelin 400-500, ku është dhe universiteti i Lubjanës.

“Analiza në Universitetit Bujqësor ka kohë që ka filluar. Kemi nisur reformën me drastike që po bën një universitet i Shqipërisë, reformë që do të konkretizohet me një marrëdhënie me një universitet ë Vjenës.

Universiteti Bujqësor 3-4 vitet e ardhshme do të shndërrohet një kantier. Ne do të arrijmë duke marrë pjesë në projekte, konferenca e artikuj dhe kështu do të arrihet rankimi.

Targeti jonë është të arrimë në nivelet 400-500, ku është edhe universiteti i Lubjanës” shtoi Sallaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!