Barcelona ka në skuadër disa talente, të cilët nuk kanë minuta në këmbë për shkak se Koeman nuk i ka në preferencat e tij dhe vetë ai ka treguar më parë se huazimet janë zgjedhja e duhur.
Carles Alena është mes lojtarëve me më pak minuta në këmbë. Ai ka luajtur vetëm 170 minuta dhe nuk i premtohet më shumë në pjesën e mbetur të sezonit. Nga ajo që raportohet nga Spanja, mësohet se Alena do kalojë në Madrid.
Getafe dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për huazimin e 22-vjeçarit dhe pritet vetëm zyrtarizimi i nga të dy palët. Dy klubet gëzojnë marrëdhënie të mirë sepse kanë bashkëpunuar edhe më parë për Marc Cucurella. /abcnews.al