Ky do të ishte sezoni në të cilin Angel Correa kishte më gjasa që në të ishte një nga titullarët e padiskutueshëm, pasi ishte vendimtar sezonin e kaluar kur Atletico u shpall kampion e La Liga-s.
Gjitashtu ai ishte një nga më të mirët të gjatë parasezonit dhe në fillim sezon duke aistuar dhe shënuar, por ardhja e Griezmann dhe rikuperimi i Lemar dhe Felix e spostuar atë si zgjedhje të dytë.
Pas përfundimit të sezonit të tij të gjashtë në Atlético, ai nuk e ka arritur qëllimin e tij për të qenë titullar i padiskutueshëm, kështu që ai do të vlerësonte një ndryshim të ambientit në fund të këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon në vitin 2024 dhe ka një vlerë tregu prej 40 milionë eurosh, edhe pse Atlético do t’i jepte ok vetëm largimit të tij për 50. Premier League ashtu edhe në Serie A ata mund të kenë një vend për futbollistin, i cili mban një imazh të shkëlqyeshëm në të dy vendet.
Milani dhe Atalanta tashmë janë interesuar për nënshkrimin e tij, ndërsa nga Anglia, Liverpooli, West Ham dhe Newcastle gjithashtu do ta kishin atë në axhendën e tyre. /abcnews.al