“Ka garë vetëm për vendin e dytë”, Imami: Na pa Zoti me Partizanin

schedule23:15 - 1 Shkurt, 2021

schedule 23:15 - 1 Shkurt, 2021

Shpëtim Duro dhe Eni Imami janë dy nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” në ABC. Trajneri i bardhezinjve thekson se për momentin nuk ka garë për titull, ndërsa mbrojtësi i ekipit shkodran e pranon se fati ishte me ta në sfidën e fundit ndaj Partizanit (0-0).

DURO – “Ka pasur shumë ndeshje shumë të mira Laçi, si me Partizanin, Kukësin dhe Tiranën. Kemi bërë gabime, por reagimi ka qenë pozitiv. E rëndësishme është të vazhdohet kjo ecuri. Është e vështirë, skuadrat kanë kualitet dhe ekuilibër, përjashto Vllazninë. Deri në këto momente, ne duhet të luftojmë të gjithë për vendin e dytë. Nuk mund të flas me siguri absolute, kampionat ka akoma shumë”.

IMAMI – E vërtetë, na pa Zoti me vërtetë. Në një fushë normale, ishte gol ai rasti i fundit për Partizanin. Them që ishte 100% gol. Me Partizanin u futëm në fushë për dy rezultatet. Edhe barazimi ishte super. Eufori te Vllaznia? Është vetëm gëzimi i tifozëve, pasi ne lojtarët po tentojmë ta mbajmë qetësinë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!