TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë të ditur se niveli i ujit në lumin Vjosë ka pësuar një rënie të ndjeshme, pas situatës së krijuar nga reshjet e fundit.
Sipas Ramës, ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, me qëllim vlerësimin e plotë të pasojave dhe marrjen e masave të nevojshme për mbështetjen e banorëve.
Ai theksoi se strukturat përkatëse shtetërore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në shërbim të qytetarëve për çdo nevojë apo emergjencë që mund të paraqitet.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave pranë lumit të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me institucionet përkatëse.
“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, shkruan ai.


