“Ka drogë…”, alarmoi policinë kufitare të Durrësit, por anija “trafikante” del e pastër

schedule21:14 - 16 Korrik, 2022

schedule 21:14 - 16 Korrik, 2022

DURRËS – Anija që u ndalua sot pranë Qerretit dhe që dyshohej për lëndë narkotike, ka rezultuar e pastër.

Gazetari i ABC, Leonidha Musaj raporton se pas kontrolleve në anije policia kufitare dhe taska forca nuk ka gjetur asnjë send ta paligjshëm në bordin e anijes.

Anija qëndron në radë të Portit Detar. Policia pati informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet në radë. Por pas verifikimeve nga grupi hetimor, anija nuk ka pasur drogë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!