“Ka dritë në fund të tunelit”, Johnson zbulon kur mund të rihapet Britania

schedule20:03 - 5 Nëntor, 2020

schedule 20:03 - 5 Nëntor, 2020

Duket se për Britaninë e Madhe do të ketë dritë në fund të tunelit. Këtë e deklaroi sot kryeministri Boris Johnson, ndërsa Anglia hyn në një bllokim mbarëkombëtar katër javë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksioneve.

Kryeministri tha se po punohet për një hapje të mundshme në Krishtlindje. “Qeveria britanike dhe autoritetet rajonale po punojnë së bashku në një qasje të përbashkët për Krishtlindjen sepse të gjithë duam të sigurojmë që familjet mund të ribashkohen kudo që jetojnë ,” tha Johnson në një konferencë shtypi.

“Këshilla që kam marrë është se katër javë janë të mjaftueshme që këto masa të kenë një ndikim real, në mënyrë që këto rregulla të skadojnë. Ka dritë në fund të tunelit “, shtoi ai.

Ai shprehu shpresën se Britania mund të kthehet në një formë të normalitetit para Krishtlindjeve, nëse qytetarët zbatojnë masat.

“Nuk kam dyshim se njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë Krishtlindjet sa më normale që të jetë e mundur dhe ne do të rihapim vendin para Krishtlindjeve, ” tha ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!