Ka ditëlindjen, kryeinfermierja e kalon duke u shërbyer pacientëve me Covid-19 tek Infektivi

schedule13:22 - 26 Shtator, 2020

schedule 13:22 - 26 Shtator, 2020

Ana Luca sot feston ditëlindjen, megjithatë është duke u shërbyer pacientëve me Covid-19.

Ajo është kryeinfermiere tek Infektivi duke u përballur me situatën me kurajo dhe guxim, sipas asaj që shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të tijin në Facebook.

Rama e ka uruar Anën, në emër të të gjithëve duke e cilësuar si një prej heronjve të mjekësisë

Postimi i plotë:

“Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira.” /abcnews.al/

#EDHE100 ANA?

Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me…

Posted by Edi Rama on Saturday, September 26, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!